Kryeministri i Spanjë, Pedro Sánchez, ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të marrë një rol më të fortë dhe udhëheqës në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë jo vetëm aspektin ushtarak, por edhe atë moral.
Duke folur në Forumi Evropian i Pulsit të POLITICO në Barcelona, Sánchez deklaroi se Evropa duhet të shkojë përtej mbrojtjes së interesave të saj dhe të shndërrohet në një forcë që kontribuon në stabilitetin dhe paqen globale.
“Sfida për Evropën nuk është vetëm të riarmatoset për t’u përballur me problemet e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe të forcohet moralisht”, u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e vlerave në politikën ndërkombëtare.
Kryeministri spanjoll nënvizoi gjithashtu se në një periudhë tensionesh të shtuara gjeopolitike, BE-ja duhet të marrë pjesë aktive në vendimmarrje globale dhe të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.
Sánchez shtoi se, ndërsa Shtetet e Bashkuara po tregojnë shenja të tërheqjes nga bashkëpunimi ndërkombëtar, Evropa ka përgjegjësinë të mbushë këtë boshllëk dhe të marrë drejtimin në çështjet globale.
/abcnews.al/


