ABC News ka siguruar foton e autorit të dyshuar të krimit në Nikël, Eduart Afmataj.
Sipas policisë dyshohet se Eduart Ahmataj, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë Artur Çangun.
Policia thotë se kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të krimit Eduart Ahmataj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.


