Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri-Britani ndajnë paratë e krimit/ Marrëveshja e parë në rajon, përfitime të barabarta nga asetet kriminale

schedule14:58 - 26 Gusht, 2026

schedule 14:58 - 26 Gusht, 2026

Pasuritë e konfiskuara nga autoritetet tona apo ato angleze, që i përkasin shtetasve shqiptarë që janë përfshirë në krim të organizuar, tashmë do të kalojnë në favor të të dy shteteve. Shqipëria dhe Anglia kanë firmosur një marrëveshje sipas të cilës, pasuritë që do të konfiskohen si pasojë e mosjustifikimit me burime të ligjshme, do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy shteteve.

Marrëveshja, e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, që erdhi si pasojë e ndjekjes së një rasti për furnizimin e grupeve kriminale me kanabis sativa, u firmos në 13 korrik në Tiranë.

“Pas përpjekjeve të përbashkëta për rikuperimin e aseteve nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe ato të Shqipërisë, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri”, thotë ambasada britanike përmes një njoftimi zyrtar.



Rasti i parë pas firmosjes së marrëveshjes do të jetë ndarja e shumës prej 54 mijë paund në asete të paluajtshme , në mënyrë të barabartë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Agjencisë për administrimin e pronava të sekuestruara adhe konfiskuara.

Ambasada britanike thotë se në tremujorin e parë të vitit 2025, vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri tejkaloi 58 milionë euro, duke përfshirë mbi 1,000 sekuestrime të pasurive të paluajtshme.

Krimi i organizuar serioz mbete sfidë si për Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe për Shqipërinë, me rrjete kriminale që shfrytëzojnë dobësitë kufitare dhe pastrojnë të ardhurat përmes parave të gatshme, sistemeve informale të transferimit dhe kriptomonedhave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!