TIRANË- Muajt e verës kanë qenë të ngarkuar sa i përket ngjarjeve kriminale në vend. Vrasje, atentate, plagosje, dhunë në familje, por edhe aksidente të shumta kanë shënuar muajt korrik dhe gusht.
Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”në ABC News, Etleva Delia e ftuare në “Ora e Njëmbëdhjetë” bëri një përmbledhje të situatës kriminale gjatë kësaj periudhe, duke u ndalur te ngjarjet më të rënda që kanë tronditur vendin.
Sipas saj, gjatë muajve të verës është shënuar edhe një numër i lartë aksidentesh rrugore. Në korrik janë regjistruar 165 aksidente, ndërsa në gusht 159 të tilla. Një pjesë e konsiderueshme e tyre, sipas të dhënave policore tha gazetarja, kanë ardhur si pasojë e gabimeve njerëzore.
Ajo tregoi dhe natyrën e krimeve që janë kryer në zonat e vendit. Në zonat e veriut tha ajo ndër problematikat kryesore mbeten dhuna në familje dhe konfliktet për motive gjakmarrjeje, ndërsa në jug janë shënuar ngjarje kriminale edhe në zonat turistike.
“Ka qenë një verë e ngarkuar sa i përket aksidenteve, por dhe vrasjeve, atentateve dhe plagosjes, Gjatë korrikut 165 aksident, 159 të tilla në gusht. Ka pasur një rritje të numrit të aksidente. Kanë ardhur për shkaqe njerëzore, ka qenë gabimi i gabimeve. Sa i përket ngjarjeve kriminal gjatë verës, meqë rritet dhe numri i peronave që ktheje, dhe shumë hesape që nuk janë larë në të shkuarën, kuptohet. Në veri dhunë në familje dhe gjakmarrjes, Në jug ka pasur krime në zonat turistike dhe krime të natyrave të tjera”, tha ajo.
Ajo përmendi ngjarjen në Roskovec, ku një pengmarrje përfundoi me tre viktima, ndërsa personi që mbahej peng u lirua nga autori Refit Buzi. Ngjarja tronditi opinionin publik për shkak të dhunës së përdorur dhe numrit të viktimave.
Gazetarja theksoi se kriminaliteti në Shqipëri është sofistikuar ndër vite. Edhe pse numri i krimeve mund të jetë më i ulët krahasuar me dy dekada më parë, mënyra se si kryhen ato është bërë më e sofistikuar.
“Ngjarja shumë rendë, ngjarja e Roskovecit, pengmarrja që u mbyll me tre viktima dhe për fat të mirë u liruar pengu, qw mbahej nga Refit Buzi. Ishte ngjarje që fillimisht pati një të vrarë. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda, që shënoi kjo verë. Kishte një vrasje në Dukagjin, Aleksandër Koçeku. Ishte dhe vrasje e pushuesit në portugez Ksamil. Krimi është sofistikuar nga viti në vit. Nuk mund të krahasohet me kriminalitetin që ishte para 20 vitesh, pavarësisht se kishte më shumë krime, Tashmë pavarësisht se numri ka rënë, ka një sofistikim të krimi. Po pajtohen edhe vrasës, dhe po ndodhe në veri që për motive gjakmarrje”, tha ajo.

