Kida premtoi se do t’i përgjigjej çdo pyetjeje që gazetarët do t’i bënin gjatë një “live-i” në Instagram, kështu që Olti Curri vendosi ta sprovojë.
Këngëtarja iu përgjigj çdo pyetje pa nguruar: foli për pasionin e saj për futbollin dhe gjithçka tjetër, derisa Curri e pyet në lidhje me temën më të nxehtë të javës së shkuar: Fituesen e Festivalit të Këngës!
Olti e pyet kë do të zgjidhte ajo nëse do të ishte pjesë e jurisë, Arilenën apo Elvana Gjatën.
“Janë të dyja shumë artiste të mira. E kam pak problem të them një emër të Arilenës apo Elvanës…”- nisi të përgjigjej Kida, por pas insistimit të Olti Currit, ajo tha një emër.
“Kënga e Elvanës ishte tipike Eurovizioni, e kuptuam që do të ishte hit. Kësaj here ka qenë më interesante Elavana Gjata!”
Së fundmi, Kida, Elvana dhe Ledri kanë qenë bashkë në turin e SHBA-ës, ku nuk kanë munguar as fotot e publikuara në llogaritë përkatëse të Instagram-it.
Gjatë “live-it” me Olti Currin, Kida tregoi se sot (27 dhjetor) do të publikojë projektin e saj më të fundit./abcnews.al