Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut

schedule16:22 - 9 Prill, 2026

schedule 16:22 - 9 Prill, 2026

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi ecurinë e punimeve në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës, ku punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Gjatë inspektimit, Karakaçi theksoi rëndësinë e këtij aksi, i cili konsiderohet më i ngarkuari në vend, pasi përballon fluksin e mjeteve nga veriu, lidhjen me Aeroportin e Rinasit dhe me Portin e Durrësit.

“Punimet kanë ecur me ritme të larta, por dimri i lagësht ka ndikuar në vonesën e asfaltimit. Megjithatë, jemi brenda afateve të kontratës dhe synojmë përfundimin e tyre në muajin korrik”, deklaroi Karakaçi.



Ai u shpreh se aktualisht punimet janë përqendruar në lotin e parë, ku po vijon procesi i asfaltimit. Sipas tij, në këtë aks qarkullojnë rreth 90 mijë mjete në ditë gjatë javës, ndërsa ndërhyrjet synojnë përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së rrugës. Ai shtoi se brenda javës së parë të muajit maj pritet hapja e segmentit për qarkullim, çka do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në prag të sezonit turistik, ndërsa në vijim do të realizohet edhe arredimi urban.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!