Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

  • Faji i Sali Berishës që keqperdor interesin e Gjermanisë për Shqipërinë 75%
  • ⁠Faji i Jorida Tabakut që gënjen 25%
Loading ... Loading ...
 

Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të përgatitemi për të vendosur tarifa për turistët

schedule10:59 - 8 Prill, 2026

schedule 10:59 - 8 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në spitalin e ri rajonal në Lezhë, me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.

Rama tha se problem në spitale mbetet menaxhimi, teksa shtoi se duhen vendosur tarifa për turistët.

“Besoj që ne kemi mjek shumë të mirë dhe kjo gjë le të thonë çfarë të duan ata që flasin rrugëve, po kjo gjë unë e kam e kam konstatuar edhe në biseda me jo pak të huaj që kanë pasur praktika të përbashkëta, që kanë pasur mjek nga tanët atje, e tjerë. Ne kemi mjekë shumë të mirë, ne kemi infermierë shumë të mirë. Problemi jonë është menaxhimi sepse ne nuk e kemi traditën e menaxhimit të spitaleve siç e ka bota. Ne e kemi shumë traditë të re këtë pikë dhe duke diskutuar me dy grupe shumë të mëdha për të hyrë në marrëdhënie menaxhimi, siç e kanë bërë shumë vende, Polonia për shembull ka bërë një super transformim duke marrë menaxhimin nga jashtë, të dy, pavarësisht nga njëri-tjetri se kemi diskutuar për Nënë Terezën, të dy pavarësisht nga njëri-tjetri thonë që është kyç që të ndërtohet brenda spitalit, një spital privat për mjekët e spitalit.



Dhe të jetë pjesë e sistemit të punës së mjekëve të spitalit, në mënyrë që të t’ju japin mundësinë që ta kenë spitalin si vendin ku janë bashkëpronarë edhe të kenë një kapacitet të ardhurash sipas performancës që varion në bazë të performancës. Plus e dyta është që ne duhet patjetër të fillojmë të vendosim tarifat për turistët. Edhe ajo që ishte deri dje domethënë, që çdo mjek paguhej njësoj pavarësisht vjetërsisë nuk ishte normale, por s’ishte mundësia. Edhe për pagat pa indeksim prapë kishin një problem sepse normalisht ti duhet edhe t’i indeksohesh. Po, nuk i bënim dot. Kështu që do vijë këtu gjëja, por duhet të rrisim kapacitetin financiar të shtetit.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!