Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SHBA-Iran, luftë me armë dhe deklarata”/ Kamberi: Kërcënimet tregojnë tension, të dyja palët nuk janë gati të tërhiqen

schedule13:29 - 6 Prill, 2026

schedule 13:29 - 6 Prill, 2026

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se SHBA dhe Irani po zhvillojnë luftë me armë dhe deklarata.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se diplomacia ende nuk është e qartë, lidhur me këtë konflikt.

Sipas Kamberit, kërcënimet e ndërsjella tregojnë se ka ende shumë tension dhe shtoi se të dyja palët nuk janë gati të tërhiqen.



“Besoj se brenda logjikës së një konflikti, janë të gjitha bashkë. Janë edhe negociatat, që herë janë të dukshme, e herë të padukshme. Edhe ky konflikt, që ka hyrë në muajin e dytë, po përpiqet t’i përdorë të treja mënyrat për të arritur një rezultat. Kemi pasur goditje të SHBA dhe Izraelit, por edhe goditje nga Irani. Rritja e gjuhës së kërcënimit, është presion për t’i çuar palët në tavolinë. Duket sikur po shkohej drejt një përpjekje për ta zgjeruar konfliktin. Ngushtica e Hormuzit po bëhet një pikë e nxehtë. Ndikimi mund të jetë edhe më i fortë. Diplomacia ende nuk është e qartë, nuk ka marrë formën e saj të plotë. Turqia,Pakistani dhe Egjipti po përpiqen që të japin një zgjidhje diplomatike. Është propozuar një armëpushim 45 ditor. Ndërkohë që po flasim, sulmet po vijojnë nga të dyja palët. Kërcënimet, ultimatimet, tregon se ende ka shumë tension dhe se asnjë palë nuk është gati të tërhiqet.

Kërcënimi që ka bërë Irani, është në këtë drejtim. Aleancat e tij periferike, të cilat kanë pasur dobësim nga ana e Izraelit, ruan peshën dhe ndikimin e tij. Ka kuptuar që ekonomia  globale varet nga këto dy ngushtica. Këto përparësi gjeografike, Irani po përpiqet ta kthejë në përparësi politike. Konflikti po përpiqet, që të treja palët e përfshira, të dalin me fitore të vogël. SHBA kërkon që programi bërthamor dhe raketor të ndërpritet, ose të jetë i monitoruar. Izraeli kërkon të jetë i sigurt që nga Irani do t’i vijë ndonjë sulm. Edhe Irani do kërkonte një fitore, të ruante status quo, por edhe një marrëveshje e mundshme me Izraelin, që Izraeli të qetësohej se nuk do i vinte kërcënim nga Irani”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!