Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në vendin tonë.
Përmes një njoftimi, ambasada deklaroi se këto grupe, gjithashtu mund të synojnë vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.
Sipas ambasadës, qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri duhet të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të marrin masa paraprake për sigurinë e tyre personale.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës./abcnews.al


