Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta dhe efektet në ekonomi/ Nunaj në “Money Report”: Sektorët që rrezikojnë më shumë, të mbrohen shtresat në nevojë

schedule14:34 - 30 Mars, 2026

schedule 14:34 - 30 Mars, 2026

TIRANË– Nafta është shtrenjtuar përsëri në tregjet ndërkombëtare ku po shitet me mbi 115 dollarë për fuçi nga 112 që ishte gjatë fundjavës.

Ne rritjen e saj kane ndikuar pasiguria pas deklaratave te Trump për marrjen e ishullit Kharg dhe sulmet e rebeleve Huthi ne Izrael.

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka goditur ekonominë globale, ndërsa efektet kanë nisur të reflektohen në xhepat qytetarëve, të cilët do duhet të shpenzojnë më shumë para duke nisur nga produktet shportës.



Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, tha për “Money Report” se, lufta dhe efektet e saj do ndihen kudo në botë dhe këtu nuk përjashtohet as Shqipëria. Ajo theksoi se kostot reale të luftës do t’i ndiejnë qytetarët në vijimësi.

“Efektet më të ndjeshme janë në ekonomi, sepse prekin drejtpërdrejt qytetarët. Kostot e kësaj lufte ndihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në çdo familje kudo në botë, dhe këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria.

Ne si Shqipëri ka nevojë për importin  e naftës dhe  në këto kushte e reflekton këtë krizë.

Kjo naftë që në po përdorim  sot është pjesë e rezervave. Kosto do ndihen nga kjo javë dhe në vazhdim. Fatura e qytetarëve në energji dhe te gazi, paguhen sot e në vazhdim me shumë”, tha ajo.

Gjatë diskutimit, Nunaj tha se nga kjo situatë do ndikohen sektorët e ekonomisë dhe më i prekuri do jetë ai i bujqësisë.

“Gjykoj se vëmendja e shtuar duhet të jetë te sektori i bujqësisë. Kemi çmime të larta të plehrave kimike.

Do preket tregtia nga rritja e kostos së transportit dhe kjo e infekton të gjithë zinxhirin e produkteve ushqimore që konsumojnë qytetarët.

Do preket edhe turizmi, sepse do kemi një rritje të çmimit të biletave”, theksoi Nunaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!