Pentagoni po zhvillon opsione ushtarake për një “sulm përfundimtar” kundër Iranit, i cili mund të përfshijë përdorimin e forcave tokësore dhe sulme ajrore masive, thanë dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të njohura me planet.
Sipas portalit amerikan Axios, një përshkallëzim drastik ushtarak bëhet më i mundshëm nëse negociatat diplomatike nuk japin rezultate, veçanërisht nëse bllokada e Ngushticës së Hormuzit vazhdon.
Disa zyrtarë amerikanë besojnë se një sulm vendimtar në fund të konfliktit do të rriste fuqinë negociuese në bisedimet e paqes ose do t’i jepte Presidentit të SHBA-së Donald Trump një “rezultat” simbolik që ai mund ta shpallte një fitore.


