Urim mes qelive. Sot ishte ditëlindja e Ilir Metës. Priste dhurate lirinë nga gjykata, por në mungese të saj, i erdhi një urim nga aleati i tij, Sali Berisha.
“Ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit”, tha Berisha.
Pavarësisht urimit me zemër, Meta do e festojë i vetëm në burg 57-vjetorin e tij, por Berisha e kishte mendjen te një përvjetor dhe një President tjetër.
“Si sot 27 vite më parë, Aleanca ndërmori ofensivën ajrore më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, gjenocidit serb në Kosovë dhe bëri të mundur me sulmin e saj çlirimin e Kosovës nga pushtuesi barbar serb. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mesazh i kufirit tek thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan”, tha Meta.
Në pritje të protestës së radhës, Berisha nuk shpalli as orë e as datë. I ka dalë një problem i madh, nuk vijnë dot militantët, se u është rritur çmimi i naftës.
“Nafta në Shqipëri është shndërruar në një instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve. Edi Rama niset nga një mendim anakronik, niset nga fakti se ata që kanë veturë kanë para të paguajnë, por ky është absolutisht ndëshkim sepse ata që kanë veturë kanë pothuaj të vetmen alternativë të vetme lëvizje pasi transporti publik është pothuajse inekzistent dhe detyrohen të shesin çfarë kanë për të siguruar mjetin e transportit”, shtoi kreu i opozitës.
Në ditën kur PS shpalli nisjen e ligjit për referendumin, Berisha e refuzoi.
“Ne të votojmë të njëanshme ligje të PS-së, nuk votojmë asnjë. Kjo është shumë e prerë”, përfundoi ai.
Nuk bëhet referendumi i Ramës, pa u bërë më parë referendumi i Berishës, ai më 23 maj për rizgjedhjen e tij si kryetar i PD./abcnews.al


