Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Dy nipat e Aleksandër Moisiut nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

schedule16:49 - 9 Mars, 2026

schedule 16:49 - 9 Mars, 2026

Nicolas dhe Oliver Berggruen, dy nipërit e aktorit Aleksandër Moisiu u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, nga universiteti i Durrësit.

Në ceremoni mori pjesë kryeministri Rama, i cili, vlerësoi kontributin e Nicolas Berggruen, i cili u spikat në mendimin filozofik, politik dhe shoqëror, si dhe për rolin e tij në promovimin e dialogut global përmes Berggruen Institute

“Ai ka bërë bash disa nga mendjet më me ndikim të kohës sonë për të reflektuar mbi transformimet e thella që po formësojnë gjendjen njerëzore, si ato sfida me të cilat ne përballemi, ndryshimin klimatik, revolucione teknologjike apo edhe kriza e qeverisjes demokratike”, u shpreh kryeministri.



Ndërsa Oliver Berggruen u nderua për kontributin në historinë dhe kurimin e artit modern, përmes studimeve dhe ekspozitave kushtuar figurave të mëdha të artit.

“Olivieri, ia ka kushtuar jetën e tij studimit dhe kurimit të revolucioneve artistike që formësuan modernitetin nga Pablo Picaso tek Francis Bacon, përmes ekspozitave, shkrimeve të tij, punës së tij si kurator në institucione të mëdha nga Frankfurti në Romë, nga Parisi në Uashington e të tjerë, Oliveri ka eksploruar se si artistët në fillim të shekullit të XX arritën diçka të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!