Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real, fitore ndaj racizmit/ Madrilenët ia dalin në Lisbonë në Champions mes kaosit

schedule12:34 - 18 Shkurt, 2026

schedule 12:34 - 18 Shkurt, 2026

Fituan, por edhe humbën. Yjet e Realit, ashtu siç edhe mendohej, e morën revanshin në fushën e Benfikës në Champions, duke qenë tani shumë pranë të tetave të finaleve, por edhe përjetuan një tjetër mbrëmje të vështirë.

Autori I golit të vetëm të ndeshjes në Lisbonë, Vinisius, pretendoi se u ofendua rëndë në mënyrë raciste nga Prestiani pasi kaloi madrilenët në epërsi, dhe aty nisi kaosi.

Arbitri aktivizoi protokollin antiracizëm dhe ndeshja u ndërpre për 10 minuta, besohet për sqarime dhe qetësim të situatës. Gjithsesi, ai që mori të verdhë ishte sulmuesi brazilian, ndërsa Prestiani, jo.



Benfika u përgjigj me një video në rrjetet sociale, të momentit të nxehtë, me komentin: Siç e tregojnë pamjet, lojtarët e Realit nuk kanë mundur të dëgjojnë atë që thonë se dëgjuan!”

Pra, nënkuptimi është I qartë se nuk ka prova se Prestiani ka ofenduar me fjalë raciste. Nga ana tjetër, Mbape i doli në krah shokut të ekipit duke thënë se argjentinasi i tha atij 5 herë “je një majmun”!

Pritet që komisionet në UEFA të shqyrtojnë rastin e të marrin një vendim në bazë të provave dhe raporteve. “Vinisius, fitimtar dhe viktimë”, – është verdikti I “Markës”, – shënon gol dhe denoncon racizmin! Hap gjigand drejt të tetave I ekipit të Arbeloas!”

“Gol I madh dhe turp”, – titullon gazeta tjetër e Madridit, “AS”, – braziliani shënon golin e fitores dhe thotë: Protokolli antiracizëm nuk vlejti për asgjë!” Sa i takon ndeshjes, Reali ia doli minimalisht, por ishte fitore e merituar pasi spanjollët kishin epërsi.

Plot 66 387 spektatorë ishin në stadiumin “Da Luz” dhe ndoqën një sfidë të fortë, edhe pse nuk u kënaqën, ndonëse asgjë nuk ka përfunduar dhe Madridi do të jetë pa Vinisiusin e pezulluar pas një jave në “Santiago Bernabeu”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!