Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arbitër madrilen në derbin e Madridit/ Për herë të parë Atletico-Real drejtohet nga një “vendas”

schedule12:09 - 16 Shtator, 2026

schedule 12:09 - 16 Shtator, 2026

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur e duhet të kthejmë diçka përmbys. Ndoshta jo të gjithë e dinë, por mediat spanjolle tregojnë se derbi i madh i Madridit kurrë nuk është drejtuar nga një arbitër nga kryeqyteti.

Këtë 20 shtator, pra fundjavën e ardhshme, kjo traditë 120-vjeçare, e nisur në 2 dhjetor 1906, tashmë do të prishet. Drejtësinë në derbi do ta ndajë një madrilen, që quhet Ortiz Arias, dhe që emrin e plotë siç e kanë zakon në Spanjë, e ka Migel Angel Ortiz Arias.

Përse u ndëpre një traditë gati e shenjtë dhe e vjetër sa vetë futbolli?

Mund të themi se gjithmonë ka një herë të parë, por arsyeja kryesorë është që Komiteti Teknik I Arbitrave që bën pjesë në Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit hoqi rregullin që ndalonte një qytetar të një qyteti që të drejtonte një derbi të atij qyteti.

Kush është ky njeri, emri I të cilit lidhet me këtë ndryshim epokal?

Ortis Arias është 41 vjeç, lindur pikërisht në Madrid, dhe që nisi të drejtonte ndeshje në La Liga në 2021. Këtë sezon, ai ka qenë në drejtim të 3 ndeshjeve, duke nisur me Barcelona-Bilbao në javën e parë, për të vazhduar me Deportivo-Valencia dhe Elçe-Sociedad.

Derbi I Madridit, do të jetë Atletiko-Real e do të luhet në stadiumin “Uanda Metropolitano” të dielën në orën 16:15./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!