Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paraja rrëfen, ekspozita në Kosovë/ Sejko: Ekspozita ofron pasqyrë të bashkëpunimit financiar në trevat shqiptare

schedule15:34 - 17 Shkurt, 2026

schedule 15:34 - 17 Shkurt, 2026

KOSOVË- Ekspozita “Paraja rrëfen”, historia e lekut në një shekull është ndalur në Prishtinë në kuadër të pavarësisë së Kosovës.

Guvernatori Gent Sejko tha se kjo ekspozitë  prezanton historinë e monedhës shqiptare në 100 vite  dhe tregon rrugëtimin financiar të  shqiptarëve  përgjatë një shekulli.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko tashmë sfidë mbetet digjitalizimi  dhe ofrimi i pagesave me kosto më të ulëta për qytetarët midis dy vendeve.



Kreu i Bankës Qendrore tha se shumë investitorë  nga Kosova kanë interes për Shqipërinë dhe po punohet për të nxitur më shumë këtë bashkëpunim

Në bazë të dhënave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-shtator 2025 Kosova vijon të pozicionohet e para për sa i përket investimeve në Shqipëri , duke arritur vlerën 153 milionë euro ndërkohë, në vend të dytë renditet Italia me 137 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!