Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agjenti i “ICE” plagos emigrantin/ Sërish trazira në Minneapolis, protesta të dhunshme pas vrasjes së gruas

schedule08:47 - 15 Janar, 2026

schedule 08:47 - 15 Janar, 2026

Trazirat nuk kanë fund në Shtetet e Bashkuara dhe rasti më i fundit ishte sërish në Minneapolis, ku një oficer federal qëlloi me armë zjarri një burrë.

Minneapolis është i njëjti qytet ku një oficer i Emigracionit dhe Doganave qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Renee Good, ngjarje e cila ka nxitur protesta mbarëkombëtare.

Në një deklaratë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se oficerët federalë fillimisht e ndoqën burrin me makinë, pasi ai ishte një emigrant ilegal nga Venezuela.



Sipas këtij departamenti, burri doli nga makina dhe po ashtu dy persona të tjerë u afruan dhe dyshohet se sulmuan oficerin, i cili duke pasur frikë për jetëjn e tij, përdori armën.

Qyteti i Minneapolis konfirmoi se një person u plagos dhe u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Një oficer i emigracionit dhe doganave u dërgua gjithashtu në spital për t’u trajtuar për lëndimet.

Në përgjigje të ngjarjes së fundit, kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, akuzoi oficerët federalë për krijimin e kaosit në të gjithë shtetin, ku rreth 3,000 oficerë federalë janë vendosur gjatë javëve të fundit.

Skenat e protestave tashmë janë bërë të zakonshme në rrugët e qytetit, ku agjentët kanë nxjerrë njerëz nga makinat dhe shtëpitë dhe janë përballur me qytetarë të zemëruar që kërkojnë që oficerët të largohen.

Megjithatë autoritetet e Minnesota u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të protestojnë në mënyrë paqësore, teksa guvernatori Tim Ëalz i kërkoi presidentit Donald Trump të ndalojë pushtimin nga oficerët e emigracionit dhe doganave në shtetet amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!