Kyrian Nwabueze ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Nigeriani debutoi me gol me Laçin, duke i shënuar izraelitëve të Hapoel Beer Sheva. Trajneri kundërshtar thuri elozhe për të, ndërkohë që së fundmi raportohet se po e vëzhgojnë disa klube turke.
Gjithsesi gara është e fortë për sulmuesin, i cili në Superiore ka arritur të shënojë plot 14 gola. Dy klube franceze po konkurrojnë me italianët e Pescara.
Get French Football News raporton se për sulmuesin kanë bërë oferta Le Mans dhe Sochaux. Nwabueze ka edhe 18 muaj kontratë me Laçin dhe presidenti Pashk Laska vetëm për një propozim të parefuzueshëm mund të heqë dorë nga sulmuesi kryesor i skuadrës.
Exclusive | Le Mans & Sochaux have made bids for Nigerian forward Kyrian Nwabueze (Laçi) https://t.co/LORqhdFwFk
— Get French Football News (@GFFN) December 22, 2019