Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA dhe rendi i ri botëror/ Eksperti: Luftë ekonomike e fortë në zhvillim. Groenlanda për Amerikën, nyje tregtare

schedule21:59 - 7 Janar, 2026

schedule 21:59 - 7 Janar, 2026

Eksperti i ekonomisë Genti Beqiri, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ka deklaruar se zhvillimet e fundit globale po tregojnë qartë një përshkallëzim të fortë të luftës ekonomike, ku nafta nuk përbën më thelbin kryesor të përplasjes. Sipas tij, sinjalet e dhëna nga presidenti Donald Trump për Groenlandën dhe lëvizjet e tjera gjeopolitike lidhen kryesisht me problematika të brendshme të SHBA-së dhe një lojë shumë më të gjerë ekonomike.

Beqiri theksoi se Kina, si një nga aktorët më të fuqishëm globalë, ka zgjeruar prej kohësh influencën e saj në sektorin e energjisë dhe tregtisë, duke hyrë në përplasje ekonomike me vende si Japonia dhe Australia. Ai nënvizoi se lufta aktuale nuk zhvillohet me armë, por me mjete të forta ekonomike, ndërsa Groenlanda shihet nga SHBA jo vetëm për mineralet e rralla, por edhe si një nyje strategjike për rrugët e reja tregtare dhe lëvizjen e mallrave në shkallë globale.

“Është luftë ekonomike, thelbi i saj nuk është nafta. Më pas edhe sinjali që ka dhënë Trump për Groenlandën. Faktikisht të gjitha lëvizjet shtyhen nga probleme të brendshme, nuk kanë një peshë shumë të rëndësishme ndaj Donald Trump. Situata brenda SHBA nuk është shumë e qetë. E gjitha është një lojë shumë e gjerë. Kina prej shumë kohësh është një aktor shumë i fortë, është 1/5 e globit. Kina prej shumë kohësh e ka shtrirë influencën e saj për gazin dhe naftën, ka nisur një luftë tregtare ndaj Japonisë dhe Austrisë.



Është e gatshme të luftojë, jo me armë, por me mjetet e saj shumë të forta ekonomike. Është një luftë ekonomike shumë e fortë në zhvillim. Amerika e shikon Groenlandën, jo vetëm për mineralet e rralla, por e shikon si një nyje për rrugët tregtare. Pjesa e influencës që kërkon Amerika ka të bëjë me lëvizjen e mallrave me rrugët e reja nëpër botë”, tha eksperti i ekonomisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!