Këngëtarja e muzikës jazz, Elina Duni, në një intervistë për “ABC News” thotë se artisti duhet të jetë aktiv në kauzat sociale dhe politike. Artistja rrëfen detaje rreth koncerteve të bamirësisë, projekteve të reja artistike si dhe të jetes personale prej një viti në Londër.
Artistja Elina Duni së bashku me Vlashent Satën , Eda Zarin dhe disa këngëtarë të tjerë i japin zë kauzave të ndryshme në Shqipëri.
Ata kanë kurorëzuar edhe me një klip këngën “lum lum i lirë”. Kjo është një këngë protestë për mbrojtjen e lumenjve Shqipëtar.
Kjo këngë jep “zë” për shërim, për t’i lënë secilit një jehonë vetëdijeje, për atë të keqe të pakthyeshme që po ndodh në Valbonë, dhe Vjosë.
Por nuk kanë munguar edhe koncertet, për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
“Të bësh muzikë, është ti japësh një mesazh shoqërisë”, u shpreh Duni.
Së fundmi së bashku me Vlashent Satën, i janë bashkuar kauzës së femijëvë me aftësi të kufizuara.
“Jemi bashkë me Vlashent Satën për fëmijët me sindromën dawn, është shumë e rëndësihme të përfshihen edhe ata që na duken ndryshe”, theksoi këngëtarja.
Shpesh në koncertet e saj, spektatorë janë njerëzit me aftësi ndryshe e ku ajo thotë se i kanë lenë impresione të veçanta.
“Në koncertet e mia më ka ndodhur të kem spektator, njerëz me aftësi të kufizuara, dhe mënyra se si ata e ndjejnë muzikën është shumë prekëse”, tha ajo.
Aspektet social- politike, janë të shkrira në nota muzikore nga Elina Duni.
“Artisti e ka për detyrë ti japë zërin e tij kauzave shoqërore”, u shpreh Elina Duni.
Muzika e saj shquhet për nota jazzi, frymëzuar nga muzika tradicionale shqiptare.
Këtë vit artistja është zhvendosur në Londër, nga Zvicra dhe ku ajo pranon se i ka dhënë një timber ndryshe edhe falë bashkpunimit me kitaristin londinez Rob Lof.
Nën rrënjët e muzikës shqiptare ajo vazhdon eksplorimin e ritmeve të jazz-it.
“Ky element po transformohet brenda meje”, tregon ajo.
Në këtë periudhë artistja është në një fazë intensive të krijmtarisë, pasi po përgatit albumin e ri trio. Tekstet e shkruara prej saj përfshijnë ndjesi të ndryshme. Edhe ky album do të shoqërohet me disa klipe, që sërish do të promvojnë bukuritë e natyrorë dhe trashëgimisë shqiptare.
Në koncertet në skena të ndryshme të botës, Elina Duni gjithnjë përfshin këngët shqip dhe spekatori sipas saj ka një reagim pozitiv.
Por sa e përmbushur është Elina Duni, pas një eksperience muzikore 12 vjeçare nën ritmet e jazz-it.
“Jam në një fazë ku çdo gjë që më vjen e mirëpres”, tregon ajo.
Shijet e saj muzikore, janë larg muzikës së lehtë.
“Jam pak larg muzikës së lehtë, ajo që më prek vërtet është muzika folk”, thotë këngëtarja.
Atmosfera e fundvitit është e dashur për të, ajo e sheh si një moment reflektimi për vitin e ardhshëm.
Ndërkohë që bilanci i këtij viti për artisten Elina Dunin është ky.
“Po e përmbyll shumë mirë, jam e përmbushur edhe me dashurinë me miqtë, muzikën. Ka qënë një vit i ngarkuar, por jam në paqe me gjithçka që ndodh”, shprehet këngëtarja./abcnews.al