Diskutim mbi propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores në Kuvend.
Të ftuar në Byro Politike: Ulsi Manja, deputet i PS; Oerd Bylykbashi, deputet i PD; Alfred Peza, anëtar i Partisë Socialiste dhe Alfred Lela, analist.
Kjo çështje ngjalli debate të enjten, kur Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama e bën këtë për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
Në studio u diskutua nëse vërtet ky ndryshim i rregullores mund të ketë pasoja ose siç e thekson opozita, që Kuvendi kthehet në gjykatë./abcnews.al