Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protestat bindën shqiptarët se Rama e Berisha janë bashkë!”, Bejko: Lideri i PD është politikan i alibive!

schedule20:59 - 9 Nëntor, 2026

schedule 20:59 - 9 Nëntor, 2026

Analisti Roland Bejko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas Bejkos, Berisha Berisha është politikan i alibive, krijon alibi për ngjarje që do të ndodhin.

Sipas Bejkos, loja mes dy liderëve është e hapur dhe Rama po i krijon Berishës sistemin që i nevojitet, ndërsa ky i fundit nuk ka karta të mjaftueshme politike për t’iu imponuar kryeministrit.

 “ Po luhet një lojë që lexohet nga të gjithë, tani e kupton dhe bufi se çfarë po bëjnë Rama dhe Berisha. Berisha doli dhe tha që ne jemi të panegociueshëm për listat e hapura, ua ka premtuar partive të vogla. Ai e bën sepse Berisha është politikan i alibive, krijon alibi për ngjarje që do të ndodhin.



Çfarë është duke bërë Rama? Po bën atë që do edhe Saliu: pluralizmin e dominuar. Këtë mundësi Berishës ia siguron Rama.

Berisha ka lëshuar këto ditë piranjat të sulmojnë atë që thonë: Rama dhe Berisha janë bashkë. Protestat i bindin shqiptarët që Rama dhe Berisha janë bashkë. Loja e tyre është e hapur. Rama, për Berishën, i bën sistemin. Saliu nuk ka as karta politike për t’iu imponuar Ramës.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!