Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimi zyrtar bllokimi do të nisë nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke).
Gjithashtu theksohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Protestat e fermerëve në Greqi vijojnë prej gati një muaj. Tubimeve i janë bashkuar qytetarë të shumtë, ndërsa kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre për sektorë të ndryshëm që janë në vështirësi dhe pa mbështetje.
Gjithashtu priten edhe konsultimesh gjatë fundjavës, me qëllim marrjen e vendimeve para Vitit të Ri, duke intensifikuar edhe një herë presionin mbi qeverinë.

