Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Partia s’kërkon më ‘non grata’”/ Nura: Protesta dje tregoi që ai ecën me moralin e vjetër

schedule18:45 - 23 Dhjetor, 2025

schedule 18:45 - 23 Dhjetor, 2025

Analisti Artur Nura, i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC Neës, tha se ish-kryeministri Sali Berisha mbështetet aktualisht vetëm nga militantët, duke theksuar se protesta e fundit tregoi mungesën e një morali të ri politik.

Sipas Nurës, Berisha nuk përbën më shqetësim për kryeministrin Edi Rama dhe përpiqet të rregullojë vetëm imazhin e jashtëm të Partisë Demokratike, pa adresuar problemet thelbësore morale.

Ai u shpreh se figura si Berisha, të cilët konsiderohen “non grata”, nuk përfaqësojnë më të ardhmen e partisë, ndërsa roli i deputetit Ervin Salianji duhet të jetë përballja e drejtpërdrejtë me realitetin dhe jo ndërtimi i një force të re politike.

“Sali Berisha mbështetet vetëm nga militantët. Mesazhi i Salianjit është që ndërton rrugën e tij përpara teje, ndërto partinë e re. Por, kjo nuk do të ishte dinjitoze për Salianjin. Salianji është ai që i merr lajmin Berishës. I tregon Berishës së si ishte dikur dhe nuk është sot. Nuk kërkojnë më persona që janë ‘non grata’, por persona që mund ta çojë përpara partinë. Berisha nuk është shqetësues për Ramën.

Dje protesta tregoi që Berisha nuk vjen me një moral të ri, por me një moral të vjetër. Berisha kërkon që të bëjë një operacion estetik që kërkon ta rregullojë nga pikëpamja estetike, por jo biologjike. Berisha nuk arrin dot që të rregullojë moralin e vjetër. Berisha sa herë që del nga SPAK nuk lë gjë pa anatemuar ndaj SPAK”, tha Nura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!