SPAK do imunitetin e Ballukut, por Berisha do kokën e Ramës.
“Tani unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin, në të cilin faktohet se jo vetëm në tunelin e Llogarasë, por edhe në tendera të tjerë, autori i vërtetë është Rama. Pra, këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë.”
Ndaj Sali Berisha e di dhe rezultatin e votimit për imunitetin për Ballukun.
“La të kuptojë se ai nuk do t’i heqë imunitetin. Se nuk do veprohet si në rastet e tjera, se do bëjmë një analizë të thelluar për të shpëtuar menderen e tij.”
Ndërsa paralajmëron se dosja do zerë lesh, në sirtarin e Peleshit.
“Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve.”
Por 1 faqe nuk dihet kush ia solli.
“Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? Epo një do ta marrë super k…. Shikoni çfarë gjuhe, nuk mund ta shqiptoj. Çfarë llumi në zyrat e qeverisë. Se ia ka premtuar R… Ia ka premtuar Rama.”
Por doktori nuk shkon te faqja tjetër se ka hall se i dalin emrat e shokëve të Zenit. Ndaj u hodh te dosja tjetër, ajo e rrëmbimit të një biznesmeni, për llogari të shokëve të familjes së kryeministrit.
“A ke dijeni per dhunen ndaj geront meces A ke dijeni ti që bashkëshortja jote, sipas regjistrimeve të depozituara në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin e fituesve të tenderave kunatit të vet, në kopshtin tënd privat, për Armand Frangun?”

