Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet Linda Karçanaj/ Izolim në shtëpi. Pranga për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

schedule09:38 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 09:38 - 16 Dhjetor, 2025

Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ka lënë në “Arrest Shtëpie”, drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karcana si pjesë e një grupi të strukturaura kriminal.   Ndërkohë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri të cilët kanë fituar dhjetëra tendera nga Mirlinda Karacana tek AKSHI-, janë shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre është lëshuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, por gjatë kontrolleve orët e para të mëngjesi të se martës nuk janë gjetur. I përfshirë në këtë grup kriminal rezulton edhe zv Drejtori I Policisë së Tiranës Erion Ismaili, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë pezullim nga detyra dhe  “Ndalim i daljes jashtë shtetit”. Ndërkohë masë sigurie “arreste në shtëpi” është dhënë për Hava Delibashi, zëvëndësen e Mirlinda Karacanes, masa ndalim për të dalë jashtë vendit për biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

SPAK thotë se Ergys Agasi, Eramal Beqiri, në bashkëpunim me Mirlinda Karacanën, kanë marrë të paktën 12 tendera që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të pa rregullt me vlera miliona euro. Konkretisht ABcNeës, mëson se tenderat janë fituar nga kompania e Ermal Beqirit, Soft  and Solution, me ndërhyrje të Ergys Agasit, ndërsa më pas kompania e Ergys Agasit merrte përfitimet nëprmjet punëve si nënkontraktor i kompanisë së Ermal Beqirit.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet e tenderimeve, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara. Akoma më i rëndë është fakti se një nga biznesmenët që kishte ankimuar tenderat e paracakuara të Ermal Beqirit, Gerond Meçe është marrë peng është kërcënuar dhe është detyruar të tërhiqet. Më 14 gusht 2025, Meçe dorëzoi në Komisionin e Prokurimeve Publike dokumente për tërheqjen e një numri të madh ankesash që lidhen me tenderë disa milionë euro që kishin shkuar për Soft and Solution të Ermal Beqirit.

Ergys Agasin, i cili dyshohet se fshihet në Dubai, SPAK, e dyshon për disa vepra,  Penale,  ku më të rëndat janë “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Konkurrencë e Paligjshme”, Grup i trukturuar kriminal” si dhe “pastrim parash” .  Për të njëjtat vepra penale dyshohet edhe biznesmeni Ermal Beqiri. Ndërkohë drejtuesja e AKSHIT Mirlinca Karcana dhe zevendëdssja e saj, dyshohen për Grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera dhe kryerja e verpave penale nga grupi i strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, rezulton se Mirlinda Karacana ka qënë pjesë e këtij grupi kriminal dhe ka favorizuar kompaninë  Soft And Solution të Ermal Beqirit, për llogari të Ergys Agasit.

Për zv/Drejtorin e Polciisë së Tiranës Erion Ismailin, SPAK ka ngritur akuzat e Grupit të Strukturuar Kriminal, Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, pasi ka dyshime se ka pasur dijeni dhe ka marrë pjesë në kërcënimin e konkturrentëve të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit për tu tërhequr nga gara në tendera.

Ndërkohë biznesmenët Andis Papa, Gezim Hoxha dhe Rogers Rryta dyshohen për veprat penale të pastrimit të parave dhe të grupit kriminal, pasi kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi dhe kanë lëshuar fatura tatimore fiktive apo transaksione me kompanitë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!