Facebook së shpejti me një opsion të ri

schedule16:40 - 19 Janar, 2018

schedule 16:40 - 19 Janar, 2018

Facebook është duke testuar një opsion të ri për videot, i cili do të lejojë anëtarët e një grupi të shikojnë një video në të njëjtën kohë dhe të komentojnë me njëri tjetrin.
Opsioni i ri do të quhet “Watch Party”.

Administratorët e grupeve mund të zgjedhin të përfshijnë në “Watch Party”, çfarëdolloj videoje publike duke përfshirë edhe ato live.
Opsioni i ri u prezantua Fidji Simo, zv/presidente e produkteve në Facebook.

Sipas saj, qëllimi i këtij opsioni të ri të afrojë komunitete njerëzish sëbashku duke komentuar dhe pëlqyer video./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!