Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet mbledhja për zgjedhjen e kreut të KLP.
Katër janë kandidatët për kreun e SPAK. Andan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gogaj dhe Klodian Braho.
Fillimisht prezantoi platformën e tij Andan Xholi. Më tej kandidatja e dytë që prezantoi platformën e saj është Doloreza Musabelliu.
Gjatë fjalës së saj, Musabelliu nënvizoi se kontributi i saj ka qenë i vazhdueshëm në rritje për rritjen e transparencës, duke shtuar se është i rëndësishme menaxhimi mes sekretit hetimor dhe të drejtës për të informim
“Dimensioni i drejtimi si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dëshmon vizionin frymën e ekipin dhe përgjegjësi për rezultatet. Në lidhje me eksperiencën në hartimin e miratimin e rregullave administrative. Përvoja ime shumëvjeçare më ka ndihmuar… Kam kontribuar si eksperte pranë OSBE. Çështja që ka marrëve vëmendje përfshihet procedimi penale me 32 të pandehur. Po ashtu është edhe procedimi me 33 të pandehur ku është dërguar për gjykim me organizatë kriminale. Në ushtrimin e funksionit drejtues i prokurorisë së posaçme e konsideroj të rëndësishme komunikimin institucional me median, pa cënuar sekretin hetimor dhe të drejtat e palëve. Ka treguar vendosmëri në menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore. Kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke ndërtuar një mjedis punë bashkëpunuar. Vizioni im për menaxhimin e burimeve njerëzore do të fokusohet te mbështetja e zhvillimit profesional…Në lidhje me planin e besueshëm për organizimin e prokurorisë së posaçme, jam e vetëdijshme për rëndësinë dhe për këtë mbetet thelbësore fryma që përcjell. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore të vizionit tim. Synimi im është që standardet jo vetëm të ruhen por të forcohen më tej”, tha ajo.

