Ndërsa në hotel Rogner ka nisur takimi mes Kryeministrit Rama, Presidentit serb Vuçiç dhe Kryeministrit maqedonas Zaev në kuadër te Mini-Shengenit, në Bulevard protestojnë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dega Tiranë. Protesta ka nisur direkt me përplasje pasi policia i ka shtyrë dhe larguar disa metra larg protstuesit, në mënyrë që thirrjet e tyre të mos degjohen në Rogner.
Samiti
Rama, Vuçiç dhe Zaev po takohen në hotel ‘Rogner’ në një takim informal dhe më pas marrin do marrin pjesë në eventin e bamirësisë ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti. Nesër ata do të inspektojnë zonat e prekura nga tërmeti në Durrës dhe më pas do të zhvillohet Samiti i tretë i cili fillon në orën 10:00 të paradites.
Në orën 12:00 të ditës së nesërme do të ketë takim mes delegacioneve ndërsa pjesë e Samitit do të jetë dhe Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç i cili vjen nesër në mëngjes në Tiranë. Sipas axhendës, në orën 13:15 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp për të shpalosur konkluzionet e këtij samiti.
Këtë samit e ka refuzuar gjithë faktori politik në Kosovë. /abcnews.al