DURRËS-Një i ri është arrestuar nga policia e Durrësit për vjedhje të kryera në zona të ndryshme.
Sipas policisë, 22-vjeçari në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, duke marrë një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.

