Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria shkon në Botëror”/ Parashikimin e bën një ekip elektronik nga FIFA në Gjermani

schedule12:45 - 25 Nëntor, 2025

schedule 12:45 - 25 Nëntor, 2025

Jemi në fushën e parashikimeve, madje online.

Futbolli luhet në fushë, por edhe në videolojra, dhe një skuadër e tillë virtuale e krijuar nga FIFA, dhe me bazë në Gjermani, ka nxjerrë përfundimin se kombëtarja shqiptare do të jetë në Kupën e Botës.

Sipas ekipit onlajn, “Mainz 05 esports”, që është e lidhur me klubin gjerman me të njëjtin emër, që luan në Bundesligë, parashikon që Shqipëria do të fitojë në Varshavë kundër Polonisë në gjysmëfinalen e plej ofit të Botërorit.

Më pas, kuqezinjtë luajnë finale e plej ofit ndaj Suedisë në Stokholm dhe sërish dalin fitues.

Urimi është që kjo të jetë e njëjtë me të vërtetën, ndërsa “Mainz 05 esports” ka një parashikim ogurzi për Italinë.

Katër herë kampionët e botës do të triumfonin në gjysmëfinale të plej ofit kundër Gjeorgjisë, dhe më pas do të luanin finalen kundër Bosnjë-Hercegovinës, që nga ana e saj do të eliminonte Uellsin.

Fati I Të Kaltërve do të ishte I zi, pasi do të mundeshin nga boshnjakët, dhe do të mungonin për herë të tretë radhazi në finalet e një kupe të botës.

Po flasim për katër herë fituesit e Botërorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!