Hetimi për privatizimin e CEZ, dosja i kalon prokurorit Braho

schedule11:47 - 19 Janar, 2018

schedule 11:47 - 19 Janar, 2018

Dosja e privatizimit të OSHEE-së, e njohur si dosja CEZ që prej ditës së sotme është në duart e prokurorit Ardian Braho. Pas vendimit të marrë në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar nga ana e Gjykatës së Tiranës për të rihetuar privatizimin e CEZ, dosja i kaloi me short antarit te prokurorise se Tiranes, Ardian Braho. Me pare ky hetim eshte ndjekur nga prokurorja Alma Brati, e cila vendosi te pushoje hetimet. Vendimi i Bratit u rrezua nga gjykata. Në vendimin e shpallur ne dhjetor te 2017 togat e zeza pranuan ankimin e bërë nga ana e Kuvendit të Republikës dhe juristit Romeo Kara kundër vendimit të 29 shtatorit 2017 të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e hetimit të dosjes “CEZ”. Hetimi në fjalë nisi pas kallëzimit të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në raportin e një Komisioni Hetimor Parlamentar./abcnews.al