(Në foto autori i dyshuar i krimit)
Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.
Sipas të dhënave , shtetasi portugez me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005 ; dyshohet se është goditur me thikë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Policia dyshon se autor i ngjarjes është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të saj.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit dhe rrethanat që çuan në vdekjen e të riut francez.


