TIRANË- Në teatrin Skampa në Elbasan është mbajtur për të 10-tin vit me radhë Takimi Ndërkombëtar i Orkestrës së harqeve, Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e saj.
Festivali i vetmi i këtij lloji në Shqipëri si asnjëherë tjetër bëri bashkë 15 orkestra harqesh nga qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë Shqipërisë.
Eventi, i cili tashmë është kthyer në traditë vit pas viti merr përmasa edhe më të mëdha ndërsa muzika klasike kërkon gjithashtu një publik të përzgjedhur.
Drejtori i Festivalit, Blerim Narazani thekson për tre net me radhë në festival interpretuan orkestra dhe ansamble nga Shqipëria ,ndërsa mbi 200 artistë ngjitet të performojnë në skenë.
Por rëndësinë e këtij evenimenti artistikë , ka si qëllim nxitje për shkollat e muzikës dhe universitetin e arteve, pasi interesi duket në rënie dhe kjo përbën rrezik të madh.
Edhe për artistët të cilët kanë performuar ndër vite në këtë festival kjo është një traditë e bukur që ruan dhe promovon muzikën klasike shqiptare.
Ky festival nga viti në vit po kthehet në një aktivitetit i cili po merr gjithnjë e më tepër vëmendjen e artistëve dhe publikut artdashës për të qenë pjesë e tij./abcnews.al


