Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Artur Nura u shpreh se thirrja për protesta e Sali Berishës nuk ka asnjë influencë as në drejtësi, por as edhe në politikë.
“21 janari është një ngjarje e rëndë. Çështja vazhdoi për shkak se njëra nga familjet shkoi në një gjykatë jashtë Shqipërisë. Protestat janë shenja të demokracisë, por në rastin konkret, nuk besoj se do të jenë aq të mëdha sa të influencojnë te sistemi i drejtësisë. 21 janari për shkak të kërkesës që vjen nga sistemi i drejtësisë ndërkombëtar, çështjes i duhet shkuar deri në fund. U vranë disa njerëz, por duhet vendosur e drejta morale. Në anën morale shteti do ndjehej më dinjitoz duke mos e lënë përgjegjësinë politike jashtë asaj që ka ndodhur”, tha ai.
Më tej shtoi se protesta sipas tij do jetë shumë modeste dhe se Partia Demokratike do të jetë në një situatë më të keqe.
“Nëse do ketë një alternativë tjetër tek PD njerëzit do reflektojnë, por me Berishën do jenë vetëm mbështetësit e tij që nuk përbëjnë asnjë shqetësim. Edhe ata që janë mbështetës të PD e dinë që në këtë situatë që është as këto protesta nuk e kthejnë dot në pushtet”, tha Nura.
/abcnews.al/

