Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çdo vit rritje pensionesh, Rama: Nga janari rriten pensionet për të gjitha kategoritë

schedule09:53 - 4 Nëntor, 2025

schedule 09:53 - 4 Nëntor, 2025

Rriten pensionet nga janari i vitit te ardhshëm. Këtë e konfirmoi kryeministri Rama në një komunikim në rrjetet sociale, ku shtoi se kjo është parashikuar në buxhetin e ri qe ka kaluar tashmë në qeveri.

Ndërsa specifikoi shtesë për secilën kategori, theksoi se ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.

Në fund të këtij mandate qeverisës, Rama tha se pensioni mesatar i do të arrijë në 40 mijë lekë, ndërsa ai minimal në 20 mijë lekë.

Një ditë më parë komisionet parlamentare miratuan edhe shpërblimin e fundvitit për pensionistë. Ata që marrin një pension në masën deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë bonus 15 mijë lekë, ndërsa pensionistët me pension mbi 20 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë shpërblim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!