Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

schedule16:09 - 31 Tetor, 2025

schedule 16:09 - 31 Tetor, 2025

“Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët,” -kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ku ndër të tjera shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, kreu i BDI Ali Ahmeti.

Ahmeti e quan Fatos Nanon, njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.

Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan.

U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!