Besoj në institucionet dhe vendimet e Tiranës.
Ky është qëndrimi i kreut të BDI Ali Ahmeti për shpalljen non grata të dy shtetasve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut disa ditë më pare, me arsyetimin se cënonin sigurinë kombëtare.
“Besoj tek institucionet e shtetit shqiptarë. Jam shumë i sigurt që shteti shqiptarë nuk i bënë keq shqiptarëve…”
Kreu i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut pati një reagim edhe për ndërhyrjen e Albin Kurtit në politikën e Shkupit dhe mbështetjen e tij për VLEN
“Ai ka marrë pjesë në fushata tek në. Në të gjitha komunat. Nga veriu në Jugë. Nuk ka problem. Nuk jam ligështuar për këtë, por më ka bërë të ndihem keq kur e kam parë Kurtin krah Mickoskit, kur tha se gjuha shqipe s’ka qenë kurrë zyrtare…”
Ahmeti foli për shitjen e VLEN tek pushteti, pa marrë parasysh asnjë interes apo përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve.
Kjo për Ahmetin ka ardhur si pasojë e një pushteti të nënshtruar politikisht, i cili ka krijuar terren për elementet radikale nacionaliste që provokojnë shqiptarët, prekin gjuhën e tyre dhe tani edhe simbolet dhe figurat e dëshmorëve.
Dy ditë më parë në Komunën e Çairit të drejtuar nga shqiptarët e VLEN u fshinë me bojë të kuqe simbolet e UÇK përfshirë atë të Adem Jasharit, ndërsa në tabelat e mirëseardhjes në pikat kufitare shqipja nuk shkruhet./abcnews.al


