Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ali Ahmeti fton shqiptarët në protestën e 1 tetorit në Prishtinë: Të kërkojmë drejtësi

schedule08:52 - 1 Tetor, 2026

schedule 08:52 - 1 Tetor, 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 16:00.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti u është drejtuar familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, kategorive të dala nga lufta, si dhe patriotëve e bashkatdhetarëve, duke i ftuar t’i bashkohen protestës.

Ai e ka cilësuar protestën si paqësore dhe dinjitoze, ndërsa ka kërkuar që drejtësia të bazohet në fakte dhe prova.



“Drejtësi të bazuar në fakte e prova, e jo në dëshmi të fabrikuara në Beograd e në Moskë”, ka shkruar Ahmeti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!