TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Mjetet”. Në pranga kanë rënë një 18-vjeçar dhe një i mitur 16 vjeç për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë këta shtetas kanë vjedhur 9 biçikleta dhe motomjete elektrike gjatë muajve shtator-tetor.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


