Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në “Dialogun Global të Berlinit”, me moderatorin, Ali Asllan dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama foli për rolin e Shqipërisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.
“Kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Europës”, u shpreh Rama.
Gjithashtu shtoi se Shqipëria ka ecur shumë shpejt sa i përket procesit të integrimit.
“Gjatë 11 muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujt dhe së shpejti presim të çelim grupkapitullin e fundit. Në këtë moment Europa është plotësisht e zgjuar gjë që nuk ishte kështu më parë. Për fat të keq për këtë zgjim duhet të ishte agresioni i tmerrshëm i Ukrainës. Edhe veprat po tregojnë se ka një angazhim të mirëfilltë për të na sjellë më pranë”, tha kryeministri Edi Rama.

