Thellohet tragjedia në Korçë. Pas humbjes së jetës së 40-vjeçares Merjeme Azisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar Luka Azisllari, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme edhe 6-vjeçarja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Maliq ku një banesë ku ndodheshin nëna me dy fëmijët u përfshi nga flakët. 40-vjeçarja dhe djali 14-vjeçar humbën jetën nga asfiksia.
Ndërsa 6-vjeçarja u dërgua në gjendje të rënduar në Pediatrinë e QSUT në Tiranë, por fatkeqësisht ka humbur jetën këtë të premte, pas rreth gjashtë ditësh.
Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë soba me dru.
/abcnews.al/

