Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paleta e maleve/ Rama: Mbi 4000 shqiptarë të interesuar për aplikimin

schedule14:14 - 23 Tetor, 2025

schedule 14:14 - 23 Tetor, 2025

Mbi 4000 qytetare kanë shprehur interes për të investuar në tokën e tyre nëpërmjet paketës së maleve.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo nismë do ti japë zgjidhje edhe problemit të shumë familjeve, të cilat nuk kanë certifikatë pronësie, për të investuar në tokën e tyre, kryesisht në zonat malore.

“Paketa është ekzaktësisht ilaçi për një dhimbje 30 e kusur vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501-in, ose për 1001 arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse s’kanë letrat”, tha kryeministri Rama.

Por ky interes i lartë është përballur me neglizhencën e pushtetit lokal. Kryeministri kritikoi kryebashkët të cilët ende nuk kanë dorëzuar hartat e zonave prioritetare, të cilat i hapin rrugë zbatimit të paketës, ku 500 aplikuesit e parë do të përjashtohen nga taksat për 10 vite.

“Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë. Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë nuk ka shkencë”, shtoi më tej kryeministri.

Të vetëve i la afat deri në fund të tetorit ndërsa për kryebashkiakët demokratë nuk i kurseu batutat.

“Edhe Memaliaj e Fushë Arrëzi që janë hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu, nuk na kanë sjellë gjë, kështu që iu kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas si djathtas, shqiptarët flenë gjumë. Ke qene shume i zënë duke faktuar farsën elektorale, por tani bëj ndonjë punë”, tha kreu i qeverisë.

Duke sjellë si shembull bashkitë në vendin fqinj, Rama, kërkoi nga bashkitë që ti gjenerojnë vetë të ardhurat e tyre.

“Po bëjeni një partneritet, futeni bashkinë që të nxjerrë lekë. Jo vetëm para të shteti apo buxhetit, por dhe të gjenerohen disa para”, përfundoi kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!