Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kroacia ashpërson rregullat, ndalohet edhe për të miturit blerja e pijeve energjike

schedule08:49 - 30 Maj, 2026

schedule 08:49 - 30 Maj, 2026

Parlamenti i Kroacisë ka miratuar njëzëri ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, duke i dhënë njësive të vetëqeverisjes lokale kompetenca më të gjera për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në territorin e tyre.

Sipas ligjit të ri, autoritetet lokale do të kenë të drejtën të përcaktojnë orarin e shitjes së alkoolit në dyqane, në varësi të nevojave për mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo të mjedisit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me forcimin e mbrojtjes së të miturve. Ligji ndalon shitjen e pijeve alkoolike dhe energjike për personat nën moshën 18 vjeç.



Shitësit do të jenë të detyruar të kërkojnë dokument identifikimi në rastet kur dyshojnë se blerësi është i mitur. Në mungesë të provës së moshës, shitja e alkoolit ose e pijeve energjike nuk do të lejohet.

Autoritetet kroate theksojnë se masat e reja synojnë të reduktojnë konsumimin e alkoolit dhe pijeve energjike nga të rinjtë, si dhe të forcojnë mbrojtjen e shëndetit publik në të gjithë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!