Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mario Çelës dhe Sergej Hasanpapajt, mbeten në burg

schedule10:36 - 30 Maj, 2026

schedule 10:36 - 30 Maj, 2026

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, dhe Sergej Hasanpapaj, për masën e arrestit me burg.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga treshja gjykuese Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Ata u estraduan pak muaj me parë nga Belgjika ku ishin arrestuar me kërkesë të SPAK .

Mario Çela dyshohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.



Gjithashtu, edhe Sergej Hasanpapaj akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale dhe veçanërisht, si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Bledar Muça në Belgjikë. 32 vjeçari, konkretisht akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!