Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Angazhohemi me çdo kosto për drejtësinë”/ Rama: Ne po e bëjmë demokracinë që të funksionojë

schedule18:24 - 29 Maj, 2026

schedule 18:24 - 29 Maj, 2026

Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Dibër, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi, duke e cilësuar PS-në si forcën e vetme politike që ka marrë përsipër të garantojë funksionimin e demokracisë përmes ndarjes së pushteteve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te gjuha e përdorur në politikë, duke deklaruar se, pavarësisht sulmeve dhe akuzave personale ndër vite, ai nuk i është kundërpërgjigjur kundërshtarëve me të njëjtën mënyrë.

Kryeministri solli në vëmendje edhe figurën e Fatos Nanos, ndërsa theksoi se ajo që e dallon Partinë Socialiste nga kundërshtarët politikë është, sipas tij, angazhimi i palëkundur për drejtësinë dhe barazinë para ligjit.



Fatos Nano merre historinë e tij, një histori ku ka pasur edhe gjak. Shikoni se çfarë nuk është thënë dhe sa shumë është thënë për robt e shtëpisë sime dhe nuk ka pasur asnjëherë të vetme që unë të jem kthyer me robtë e shtëpisë së tyre. Jo se ne jemi më të butë, apo nuk dimë, por sepse ne jemi qytetarë të Europës në shpirt dhe jemi europianë në mendje. E kam gjetur mbi 100 vjeç në Kalanë e Dodës, sepse ashtu si fliste ai në atë kohë.

Ai ishte atje, por ishte europian në shpirt dhe me Europë në mendje. Çfarë na dallon si dy botë me të tjerët këtu në skenën kombëtare, na dallon angazhimi i paepur për shtetin e së drejtës, me çdo kosto. Cila forcë politike, mori përsipër që të dorëzonte te prokurorët drejtësinë.

Ne po e bëjmë demokracinë që të funksionojë, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe kostove. Të gjitha këto janë kostot e një ndërmarrje historike, që mund ta bëjë vetëm PS. Kur një pushtet pranon të goditet nga një pushtet tjetër si ai i drejtësisë, atëherë rruga e të drejtave dhe barazisë para ligjit është e sigurt”, u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!