Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e shtatë fshatrave në jug të Libanit që të evakuojnë zonat e tyre përpara nisjes së sulmeve kundër objektivave të Hezbollahut.
Shumica e fshatrave të përfshira në paralajmërim ndodhen pranë rajonit të Nabatiyehut, një zonë që është goditur vazhdimisht nga sulmet ajrore izraelite muajt e fundit.
Njoftimi vjen mes tensioneve të vazhdueshme përgjatë kufirit Izrael-Liban, pavarësisht armëpushimit që mbetet në fuqi.
Sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit janë bërë pothuajse të përditshme, ndërsa ushtria izraelite pretendon se Hezbollahu po shkel kushtet e armëpushimit duke ruajtur dhe zhvilluar aktivitet ushtarak në zonë.
Nga ana tjetër, autoritetet libaneze dhe Hezbollahu kanë dënuar sulmet, duke i cilësuar ato si shkelje të sovranitetit të Libanit dhe të marrëveshjeve të armëpushimit.
/abcnews.al/


