42 magjistratë të rinj u betuan t ë enjten, se do t’i qëndroj besnik Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale. Tashmë ata pritet të marrin detyrën, sipas shpërndarjes së bërë nga Këshilli i Lartë Gjyësor në 11 gjykata të vendit.
Në ceremoninë e betimit Kreu i KLGJ, Ilir Rusi u t ërhoqi v ëmendjen magjistratëve të rinj se duhet plot ësuar misioni q ë kan ë nisur.
“Tani filloni një rrugëtim të ri, të jesh magjistrat do të thotë të kesh një përgjegjësi të madhe. Është momenti që ju keni një mision. Do të jeni vëmendja e të gjithëve”
Kryetarja e këshillit t ë Lart ë t ë Prokuroris ë Mirel Bogdani, solli në vëmendje tragjedinë që ndodhi pak javë më parë në Gjykatë e Apelit ndërsa la porosi për brezin e ri të gjyqtarëve që të ruajnë vlerat njerëzore dhe komunikimin.
Sipas vendimit të KLGJ, numrin më të lartë të emërimeve me gjyqtarët e rinj e kanë Gjykata Administrative e Lushnjes, si dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila.
Procesi i vetingut nxorri jashtë sistemit më shumë se gjysmën e trupës së magjistratëve, duke krijuar vakanca t ë shumta n ë sistem q ë prej vitesh kan ë mbetur bosh. Sipas të dhënave të KLGj, për të gjitha gjykatat parashikohet t ë jen ë 417 gjyqtarë. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve në detyrë shkon n ë 350, nd ërsa mbeten bosh edhe 67 vende në gjykata./abcnews.al

