Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rusia po ndan Europën nga Amerika”/ Diplomati Jorgji Kote: Trump kërkon fundin e luftës për ujdi tregtare

schedule21:32 - 21 Tetor, 2025

schedule 21:32 - 21 Tetor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimi mes Donald Trump dhe Presidentit Rus Vladimir Putin i cili duhet të mbahej në Budapest brenda dy javëve të ardhshme është shtyrë për një periudhë të pacaktuar.

Diplomati Jorgji Kote në një intervistë në emisionin “War Report”, tha se presidenti amerikan Donald Trump sipas tij kërkon fundit e luftës për ujdi tregtare. Gjatë intervistës, ai nënvizoi se është shumë e vështirë që të ketë një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Sipas diplomatit Rusia po ndan Europën nga Amerika.

“Pala ruse, Putini është treguar luajal që në fillim edhe pse nuk më pëlqen ta them. Por ai kërkon kapitullimin e Ukrainës, pushtimin e Ukrainës që më vonë të vazhdojë me vende të tjera. Sepse siç e ka thënë shembja e ish bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe e vendit. Ai kërkon një Ukrainë jo me trupa të huaja apo me garanci sigurie. Këto kërkesa të Putinin, do të thotë që ta copëtosh atë me qëllim që Putin të shfrytëzojë një pauzë tjetër, të luajë me kohë dhe të vazhdojë qëllimin e vet pushtimin e Ukrainës. SHBA kërkon fundin e luftës. Trump, doktrina e Trump quhet transaksionalizëm, ai kërkon ujdi…Ai kërkon një marrëveshje me Rusinë në mënyrë që të përfundojë lufta, që të ketë fitime tregtare, Ky është problemi dhe handikapi i madh i Donald Trump. Por është Putini ai që po e dikton agjendën dhe jo presidenti Trump. Veprimet e Trump më shumë shpien ujë në mullirin e Putin dhe me gjithë këto probleme ai e ka situatën nën kontroll”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!