Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Mbështetje për idetë novatore në Inteligjencë Artificiale

schedule12:28 - 14 Tetor, 2025

schedule 12:28 - 14 Tetor, 2025

SHQIPËRI– Qeveria ka hapur dyert për këdo që ka një ide biznesi në fushën e teknologjisë.

Nga forumi i investimeve mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama tha se të rinjtë do të kenë mundësi të aksesojnë institucionet shtetërore dhe të dhënat e tyre.

“Duam që startup-et, inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe duke aksesuar institucionet të kenë mundësi të shohin nga afër problematikat, por dhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre, të shfrytëzojnë statistikat e tyre, të shfrytëzojnë të gjithë atë brumë që pastaj është baza e zgjidhjeve përmes inteligjencës artificiale dhe të krijimit të modeleve të inteligjencës artificiale”, u shpreh Rama.

Rama kërkoi ndihmën e inovatorëve për krijimin e një akseleratori, i cili do të jetë në mbështetje të ministres virtuale Diella, dhe do ti mundësojë institucioneve shtetërore më shumë mjete të inteligjencës artificiale.

“Ne kemi sfidën të krijojmë një akselerator shumë të fuqishëm në mbështetje të ministres sonë të inteligjencës artificiale që është vet inteligjencë artificiale dhe natyrisht që ky akselerator do të bazohet tek ju, tek kapitali njerëzor që ne kemi brenda AKSHI-t apo brenda agjencisë së ekselencës dhe me këtë sinergji do të mundohemi që çdo njërit nga institucioneve qendrore t’i zgjerojmë trurin me inteligjencën artificiale”, theksoi Rama.

Rama nënvizoi rëndësinë e investimit në inteligjencën artificiale ndërsa tha se nuk do të kursehet mbështetja për inovatorët.

“Strukturat tona nuk janë aq solide dhe aq të sofistikuara dhe aq të rënda sa po themi në vende të zhvilluara si Gjermania apo Franca atëherë bëhet më e lehtë që ne t’i drejtohemi këtyre zgjidhjeve për të bërë kapërcime dhe për të kaluar në faza të reja të zhvillimit dhe natyrisht duke qenë se këtu në këtë pikë fokusohet edhe ambicia për zhvillime befasuese, atëherë kjo iu bën të gjithëve ju jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një kapital strategjik njerëzor për vendin tonë”, tha Rama/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!